Botë
Përplasjet në kampin e ri të emigrantëve në Paris, Franca nis hetimet
24.11.2020 10:43
Franca do të nisë një hetim për përplasjet që shpërthyen në orët e vona të së hënës...

Franca do të nisë një hetim për përplasjet që shpërthyen në orët e vona të së hënës, pasi policia pastroi një kamp të ri emigrantësh në Sheshin Republika në Paris
Njerëzit postuan foto dhe video në mediat sociale të policisë që godiste protestuesit, ndërsa ata u zhvendosën për të pastruar sheshin nga çadrat e emigrantëve, për të cilat policia tha se ishin vendosur pa leje zyrtare.
Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin tha se imazhet e përleshjeve ishin “tronditëse”. Ai po kërkon një raport të plotë për incidentin.
Kampi i emigrantëve në “Place de la Republique” u shfaq vetëm një javë pasi policia kishte pastruar një kamp më të madh, të paligjshëm të emigrantëve pranë stadiumit kombëtar francez të sporteve.
Franca u është bashkuar shteteve të tjera evropiane, si Italia dhe Britania, në marrjen e një qëndrimi më të ashpër ndaj emigrantëve, që kur shpërthimi i konfliktit në Siri në 2011 shkaktoi një krizë emigrantësh në të gjithë Evropën.
Sondazhet e opinioneve tregojnë se votuesit janë të shqetësuar për çështjen e migracionit, që nga ana tjetër ka nxitur mbështetjen për udhëheqësen e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, e cila ka të ngjarë të jetë kundërshtarja kryesore e presidentit Emmanuel Macron në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në 2022.
