SHVL-UÇK: Rama njësoj si burrat e mëdhenj të kombit
11.11.2014 12:41
Pas vizitës së kryeministrit shqiptar në Beograd, sot ka reaguar SHVL-UÇK. Pavarësia e Kosovës shpallet aty ku nuk pranohet!........

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga kuvendi i saj, njohjes nga shumë shtete, pasoi kërkesa për njohje nga robëruesja-Serbia drejtpërdrejt nga kryeministri Edi Rama.
Nga fjala e dhënë, besa, përpjekja, bazuar në akte e norma ndërkombëtare, sakrifica e popullit të Kosovës e të 71 dëshmorëve vullnetarë nga Shqipëria, të rënë nën 3 emblemat e UÇK-ve, kryeministri shqiptar bëri aktin historik, të ngjashëm me atë të Hasan Prishtinës, Ismail Qemalit dhe burrështetasit e tjerë të pasluftës së Dytë Botërore, thuhet në letrën e SHVL-UÇK-së e cila uron qeverinë shqiptare.
