Botë

Kovid 19, rret 20 milion raste aktive në botë

24.11.2020 12:21

Organizata Botërore e shëdnetësisë paralajmëron se ekspertët ndërkombëtarë do të kthehen në Kinë...

Organizata Botërore e shëdnetësisë paralajmëron se ekspertët ndërkombëtarë do të kthehen në Kinë sa më shpejt të jetë e mundur për të vazhduar hetimin e origjinës së Covid-19 dhe për të shqyrtuar gjetjet e shkencëtarëve kinezë, të cilët pretendojnë se Kina nuk është vendi i origjinës së virusit korona.  
 
"Kinezët, kanë kryer një punë të jashtëzakonshme kërkimore, por është e nevojshme që ekspertët ndërkombëtarë të shkojnë atje për të verifikuar të dhënat dhe të sigurojnë bashkësinë ndërkombëtare për cilësinë e studimeve.Korrikun e kaluar një ekip nga agjencia e Kombeve të Bashkuara shkoi në Kinë për të përgatitur terrenin për një analizë më të thelluar. Që atëherë, asnjë ekspert ndërkombëtar nuk ka shkelur në vend.", tha drejtori për emergjencat në organizatën e Kombeve të Bashkuara, Michael Ryan.
 
 Persona zyrtarë në Pekin insistojnë për një studim të ri i cili sugjeron se infektimi ndoshta është përhapur në mjedis evropian që në shtator, tre muaj para se të konfirmohet se përhapet në epiqendrën e supozuar gjatë kohë në qytetin kinez Vuhan. Kina paraprakisht e ka pyetur Spanjën për origjinën e pandemisë, si dhe ushtrinë amerikane, duke pohuar se e ka sjellë virusin në Vuhan në tetor të vitit të kaluar gjatë Lojërave Ushtarake Botërore. Sipas mediave shtetërore kineze studimi i ri i Institutit Kombëtar Italian për Kancer dëshmon se infektimi me siguri ka filluar në Itali, e jo në Kinë.
 
“Edhe një herë tregon se kërkimi pas burimit të virusit është një çështje e ndërlikuar shkencore që duhet t’u lihet shkencëtarëve”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Çao Lixhijan.
 
Megjothatë, shumë shkencëtarë janë skeptikë lidhur me rezultatet e studimit italian. Ndërkohë Rusia pretendon se “Sputnik V” vaksina e zhvilluar nga qendra kombëtare ruse “Gamaleya” ka treguar një efikasitet deri në 95% në mbrojtjen e njerëzve nga Covid-19. Njëherit Rusia premton se vaksina e saj për Covid-19 do të jetë më e lirë se ajo e rivalëve. Moska synon të prodhojë mbi 1 miliard doza të “Sputnik V” brenda dhe jashtë vendit, vitin e ardhshëm. Moska është kritikuar nga disa shkencëtarë perëndimor, të cilët kanë ngritur akuza dhe dyshime për anashkalim të procedurave në përpjekje për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinës. Por kjo është hedhur poshtë nga Rusia.
 
Ndërkohë njoftohet se Vaksina e cila është duke u zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit në bashkëpunim me Astra Zeneka, e cila thuhet se ka efikasitet me 95%, do të jetë e pranishme në të gjithë botën dhe ajo do të kushtojë vetëm midis tre dhe katër dollarë.
 
Në pritje të vaksinës ndaj kovid 19 vazhdon të rritet numri I të infektuarve në nivel botëror. Deri më tani njoftohet për mbi 59 milion e 315 mijë të infektuar, prej të cilëve mbi 38 milion janë shëruar, mbi 1 milion e 399 mijë kanë vdekur, ndërsa aktualisht ka rreth 20 milion janë raste aktive. 
 
REJHANE BUSHI METAJ