Botë
Parashikimi për dimër të acartë në Britaninë e Madhe
24.11.2020 13:32
Dimrat e kohëve të fundit kanë qenë relativisht të butë në Britaninë e Madhe, por duket se gjërat këtë radhë do të ndryshojnë....

Dimrat e kohëve të fundit kanë qenë relativisht të butë në Britaninë e Madhe, por duket se gjërat këtë radhë do të ndryshojnë. Një front i acartë nga Arktiku pritet të përfshirë veriun e vendit, teksa ekspertët thonë se njerëzit dhe autoritetet duhet të përgatitet për dimrin më të ashpër në një dekadë.
Si të mos mjaftonte pandemia e koronavirusit, britanikët tani do të bëjnë llogaritë edhe me një mot më të ftohtë se mesatarja, thonë spcialistë të zyrës kombëtare të metereologjisë. Për këtë arsye, edhe ftohjet mes popullatës mund të jenë më të shumta. Sipas disa zërave, ky mund të jetë edhe dimri më i ftohtë në histori për vendin, por kjo nga ekspertët nuk është konfirmuar.
Temperatura këtë dimër do të jetë nën mesataren e 0.3 gradëve Celsius, më e ulëta e shënuar që prej vitit 2010.
