Maqedoni
VMRO-DPMNE dhe LSDM, shkëmbim akuzash për gjendjen me pandeminë
24.11.2020 14:21
Numri i rasteve aktive me kovid 19 po rritet në mënyrë dramatike dhe fatkeqësisht edhe numri i viktimave...

Numri i rasteve aktive me kovid 19 po rritet në mënyrë dramatike dhe fatkeqësisht edhe numri i viktimave, dhe ministri përgjegjës për mbrojtjen e shëndetit tonë, sillet sikur "gjithçka është nën kontroll", reagojn nga Partia e Mickoskit. Eli Panova nga VMRO-DPMNE pyet minsitrin Filipçe: pse ikë nga ekspertët dhe nuk dëshiron një komision ekspertësh? A e kanë përcaktuar pse terapia që funksionon dhe jep rezultate në spitalet private, nuk zbatohet në shëndetin publik? Dhe pse nuk ka protokolle të qarta për mjekët amë?
"Pse nuk ka paisje mbrojtëse për ta? Pse nuk ka udhëzime të qarta se si të trajtohet një pacient në kushte shtëpiake, kur pikërisht trajtimi i pacientëve në shtëpi është një nga shtyllat kur dështojn kapacitetet shtetërore? Pse qytetarët u luten mjekëve familjar që të marrin një takim për testim dhe duhet të presin deri në 10 ditë, në kushte në të cilat gjendja e tyre mund të përkeqësohet seriozisht?", tha Eli Panova, deputetet e VMRO-DPMNE-së.
Nga partia në pushtet LSDM thonë se në periudhën kur e gjithë bota është e bashkuar në luftën kundër Kovid -19, Mickoski po pengon dhe e fundos sistemin shëndetësor.
“Nëpërmjet të dëgjuarve të tij, Mickoski bllokoi ndihmën financiare nga Banka Botërore për paisjen e 16 qendrave Kovid në të gjithë vendin, kontribuoi që policia të mos i ndëshkojë shkelësit e masave të mbrojtjes.Velo Makrovski i tij shpifte për punonjësit shëndetësorë se gjoja terapitë ishin të papërshtatshme, duke këshilluar qytetarët të mos mbanin maska sepse virusi nuk është i rrezikshëm.”, thuhet në reagimin me shkrim të LSDM-së.
Nga partia e Zaevit thonë se Mickoski të gjith këtë e bënë që ta mbajë karrigen në Pallatin e Bardhë dhe kjo është arsyeja pse ai edhe gjatë kohë do të qëndrojë në opozitë.
SANIJE DURAKU
