Botë
SHBA fillon trazicioni i puhstetit nga Trump te Biden
24.11.2020 14:47
Administrata amerikane filloi procesin e tranzicionit dhe njohu Bidenin si presidentin e zgjedhur të SHBA-së....

Administrata amerikane filloi procesin e tranzicionit dhe njohu Bidenin si presidentin e zgjedhur të SHBA-së. Presidenti në largim Trump ka konfirmuar rekomandimin për fillimin e protokoleve fillestare për dorzimin e pushtetit.
Dëshiroj të shpreh falenderim për Meily Marfi, nga Agjencioni amerikan për punë të përgjithshme, për përkushtimin e sajë të vazhdueshëm dhe lojalitet në vendin tonë. Besoj se do të fitojmë sido që të jetë, sepse është në interesin më të mirë të vendit tonë. Rekomandoj që Emily dhe ekipi i sajë ti fillojnë protokolet fillestare. Të njejtën ia kam thënë ekipit tim, bëri të ditur Trump në Twiter.
Ky proces filloi 21 ditë pas zgjedhjeve presidenciale në SHB. Biden tashmë ka biseduar me Udhëheqësit evropianë për një "fillim të ri" të bashkëpunimit. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula van der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, mirëpriten "fillimin e ri" të marrëdhënieve midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, gjatë një bisede telefonike me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden.
"Ky është një fillim i ri për partneritetin global midis BE-së dhe SHBA-së", shkroi ajo në Twitter, duke shtuar se"bashkëpunimi i ngushtë midis BE-së dhe SHBA-së mund të kontribuojë në formimin e një agjende globale të bazuar në bashkëpunim, multilateralizëm, solidaritet dhe vlera të përbashkëta". Biden ka biseduar edhe me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Marrëdhëniet midis Brukselit dhe Uashingtonit u përkeqësuan pasi presidenti, Donald Trump, ndër të tjera, tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit për Ndryshimin e Klimës. Raportet ishin të tensionuara edhe për një sërë çështjesh, përfshirë ato tregtare dhe politike, ndërsa kishte dallime edhe sa I përket dialogut Kosovë-Serbi.
FITIM KRYEZIU
