Maqedoni
Komisioni për financa dhe buxhet, debat për projekt buxhetin e vitit 2021
24.11.2020 15:14
Përforcimi i mbrojtjes shëndetësore është fjala kryesore e buxhetit të projektuar për vitin 2021....
Përforcimi i mbrojtjes shëndetësore është fjala kryesore e buxhetit të projektuar për vitin 2021. Dy prioritete të tjera renditen rimëkëmbja ekonomike dhe financimi I vazhdueshmë në sundimin e ligjit, reformave në gjyqësi dhe eurointegrime. Risia është projektimi i arkës shtetërore për 5 vite.
Buxheti i vitit 2021, Besimi: Projektimi real, kryefjala shëndeti
Ministri i financave Fatmir Besimi në ditën e parë të debatit në komisionin për financa dhe buxhet duke e cilësuar projekt buxhetin si real kërkoi nga deputetët debat të argumentuar.
“Me këtë synojmë në afat të mesëm të përshpejtojmë rritjen ekonomike nga 2 deri në 2.5% rritje të bruto roduktit vendor në dhjetëvjeçarine fundit në një rritje prej 4 deri në 5% rritje mesatare vjetore të bruto produktit vendor në eriudhën që vjen duke arritur njëkohësisht edhe konsolidim fiscal për të siguruar një rritje të qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse.”, tha Fatmir Besimi, ministër i financave.
VMRO–DPMNE: Pa vizion, do ta varfërojë shtetin
Deputetët e VMRO – DPMNE-së konsiderojnë se planifikimet buxhetore në mungesë të vizionit të qartë do të shtojnë varfërinë të tërësishme në shtet, përkrah pandemisë.
“Deficiti buxhetor do të jetë më I madh se rritja ekonomike dhe nuk do të ketë konsolidim finaciar të ekonomisë. Edhe në vitin 2021 do të kemi rritje të borxhit publik të shtetit. Këtë e paralajmëroi edhe zëvendës kryeministri për çështje ekonomikë Fatmir Bytyqi, I cili tha se borxhi pa problem mund të arrijë deri në 70% të GDP-së.”, tha Bojan Stojanovski, deputet i VMRO–DPMNE-së
ASH: S’do të ketë rimëkëmbje ekonomike
Nga Aleanca për Shqiptarët druajnë se rimëkëmbja ekonomike mund të mos zhvillohet.
“Ndërmarjet kanë krizë, lëshim të vendeve të punës, kanë humbje në realizimin e punës së tyre si në shërbime dhe në prodhime, ku kapaciteti i tyre për marrjen e kredive dhe formave të tjera, likuiditeti I tyre është I dobët dhe ekonomia e tyre nuk është në mundësi që të bën zhvillimin e tyre ekonomik.”, tha Adnan Neziri, deputet i ASH-së.
Me buxhetin e ri të ardhurat janë projektuar në 3.5 miliard euro, ndërkaq shpenzimet në mbi 4 miliard euro. Projektimet e tilla rezultojnë në deficit buxhetor prej 4.9% të GDP-së. vitin që vjen rritje ekonomike prej 4.1%. Debati në komisionin për financim dhe buxhet mund të zgjasë 10 ditë, më pas pason debati në seancë plenare. Për dokumentin buxhetor janë dorëzuar 528 amendamente, pjesën më të madhe 390 VMRO – DPMNE, të tjerat nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.
MERALE ISMAILI
