Maqedoni
Covid-kriza, 295 pjestarë të armatës do të ndihmojnë policinë
24.11.2020 15:44
Gjithsej 295 pjestarë të armatës do ti asistojnë policies në sigurimin e objekteve shëndetësore...

Gjithsej 295 pjestarë të armatës do ti asistojnë policies në sigurimin e objekteve shëndetësore të cilat për momentin janë shndërruar në Covid-Qendra. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov theksoi se ky numër është elastik dhe nuk do të thotë që të gjithë përnjherë do të dalin në terren. Ushtarët nuk do të jenë të armatosur, por do të jenë si asistencë logjistike e policies, thekson Angellov.
“Nga ana e Shtabit kryesorë është dhënë planë për pikat që duhet të sigurohen nga Armata dhe Policia, që një numër i madh prej tyre janë Kovid-Qendra….Armata do t’i asistoj policies në sigurimin e objekteve, numri është 295 pjestarë të armatës me çka ky numër është elastic dhe nuk do të thotë që nesër që të gjithë do të dalin në terren.. Armata nuk do të jetë e armatosur, dhe do të jetë atje ku është e nevojshme dhe nën shoqërim të policies me qëllim që të mbahet rradha para spitaleve, para kovid qendrave me çka do të mundësohej edhe punë e pa penguar dhe më cilsore e punonjësve shëndetësor.”, tha Stojançe Angelov, drejtor i QMK.
Covid-kriza, 48 të pacient të ri shtrohen në spitalet e Shkupit
Ndërkohë autoritetet shëdnetësore njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Shkupit janë pranuar 48 paceint të ri, ndërsa janë shëruar vetëm 19 pacient. Në total numri I pacientëve të shtirtë nëprë spitalet e Shkupit është 476 pacient.Nga ministria e shëndetisës theksojnë se edhe përkundër persionit të madh arrijnë ta menaxhojnë situatën dhe ka shtretë të lire, ndërsa njoftojnë se gjatë gjatë ditëve në vijim do të hapet edhe kovid qendra e re në Klinikën për vesh hund dhe fyt.
Shkupi vazhon të jetë vatra me e nxeht e infeksioneve ndërsa poasht vazhdon të jetë edhe qyteti me numrin më të madh të pacientëve që po trajtohen nëpër spitale. Në klinikën infektive të shtrirë janë gjithsej 159 pacient, ndërsa në Spitalin e përgjithshëm “8 shtatori” trajtim po marrin 108 pacient me covid 19. Numri I pacientëve me kovid është shtuar edhe në klinikën për fëmijë “Kozle”, në të cilën të hospitalizuar janë 31 pacient nga të cilët 10 janë fëmijë. Sipas raportit javorë të institutit të shëdnetit publik në periudhën prej 16 deri më 22 nëntor janë regjistruar gjithsejt 7.486 raste pozitive, apo 1,8% më shumë se javën e kaluar. Sipas moshës pjesa më e madhe janë të moshës mbi 60 vjeç. Brenda kësaj periudhe e kanë humbur jetën 204 persona ndërsa janë shëruar 5.099 persona apo 44,7% më shum se një javë më parë.
ZEKIRJA MEXHITI
