Maqedoni

Ohër, në lumin sateska ndërtohet argjinaturë, reagojnë banorët e Debarcës

24.11.2020 16:06

Në lumin Sateska është ndërtuar një argjinaturë e paligjshme për lëvizjen e mekaninzmit në autostratën Ohër – Kërçovë...

Në lumin Sateska është ndërtuar një argjinaturë e paligjshme për lëvizjen e mekaninzmit në autostratën Ohër – Kërçovë. Për këtë kanë reaguar banorët e Debarcës të cilët thonë se shtrati i lumit në zonën e fshatit Novo Selo, është plotësisht i mbuluar, nuk ka rrjedhje uji. Sipas tyre kjo do të jetë një katastrofë ekologjike për gjallesat në të, si dhe mund të shkaktojë përmbytje dhe dëme të mëdha tek fushat dhe objektet që janë afërt lumit. Ata rastin e kanë raportuar tek shërbimet kompetente të inspektimit, por nuk kanë marrë asnjë reagim.
 
"Lumi si lumë në këtë moment është i ndaluar, në një farë mënyre bëhet një barrikadë, bëhet një digë dhe nuk ka rrjedhje, duke shkatërruar kështu florën në vetë shtratin e lumit. Nëse niveli i shtratit të lumit rritet, mund të ekzistojë rreziku i përmbytjes së fushave aty pranë dhe rrezikimi i popullatës që jeton afër.", tha banor i Debarcës.
 
"Një eko-katastrofë është krijuar nga lumi që po ndahet, furnizimi me ujë është ndërprerë, mund të ishte zgjidhur me tuba në mënyrë që të mos ketë ndërprerje të ujit.", tha Boris Xhajkoski, ekolog.
 
Banorët e Debarcës gjithashtu i kanë dërguar një letër Ministrisë së Mjedisit. Ata kërkojnë heqjen e menjëhershme të argjinaturës ose të gjendet një zgjidhje për rrjedhjen e e ujit në shtratin e lumit, përndryshe ata paralajmërojnë protesta. 
 
ILMIJE ZHAKU