Ekonomi

Masat ekonomike, aplikimi për thirrjet publike deri më 4 dhetor

24.11.2020 16:33

Afati për aplikim për thirrjet publike nga Pakoja e katërt e masave ekonomike për përballje me pasojat nga KOVID-19...

Afati për aplikim për thirrjet publike nga Pakoja e katërt e masave ekonomike për përballje me pasojat nga KOVID-19 në sektorët e turizmit dhe hotelierisë është vazhduar deri më 4 dhjetor.
 
Ministria e Ekonomisë informon aplikantët e interesuar se afati i fundit për aplikim për thirrjet e shpallura publike nga Pakoja e katërt e masave ekonomike për përballje me pasojat e krizës KOVID-19 në sektorin e turizmit dhe hotelierisë shtyhet deri më 04 dhjetor të këtij viti.  Vazhdohet afati i aplikimit për thirrjet publike për kthimin e tarifës së paguar të qëndrimit të përkohshëm për vitin 2019 në të gjitha objektet e kategorizuara të hotelierisë, për lëshimin e granteve për agjencitë e licencuara të udhëtimit, për lëshimin e granteve për udhëheqësit turistik të licencuar, për lëshimin e granteve për këndet e lojërave dhe për grante për restorante për dasma.