Maqedoni

Spitalet private, përgaditje intenzive për të siguruar 100 shtretër

24.11.2020 17:00

Objekti i vjetër i spitalit Sistina në qendrën tregtare Olimpiko prej të henës do të jetë spital modular për pacientët me Covid 19....

Objekti i vjetër i spitalit Sistina në qendrën tregtare Olimpiko prej të henës do të jetë spital modular për pacientët me Covid 19. Me shpejtësi po përgaditet hapsira ku do të mundë të trajtohen 100 pacientë në 50 dhomat spitalore. Kjo ishte kjërkesë e shtabit të përgjithshëm pas shpalljes së gjendjes së krizës. Spitalet, private axhibadem Sisitina, Zhan Mitrev, Remedika dhe spitalet tjera më të vogla private, do të investojnë rreth 600 mijë euro dhe mbi 60 mjekë, infermierë dhe personel tjetër të nevojshëm. Ministria do të vendos se cilët pacient do të trajtohen në këtë spital, por ata të cilët janë në gjendje më të rënmdë shëndetësore do të vazhdojnë të trajtohen në 8 Shtator dhe Klinikën e Sëmundjeve Infektive.
 
"Kemi formuar një trup koordinativ që kryesohet nga Ministria e Shëndetësisë, të cilët vendosin për pranim të pacientëve dhe për terapitë e tyre, a ne si spitale private do të vijmë në ndihmë me personel mjekësor, me pajisje të kompletuar, ushqim, barëra dhe materiale mbrojtëse.", tha Patricia Kallamaris, mjeke.
 
Fondi Shëndetësor dhe Spitalet private kanë arritur marrëveshje, sipas së cilës qeveria obligohet që Spitaleve private t’ju paguaj nga 6 mijë denarë në dit për kurim të pacientëve me virusin korona. 
 
REJHANE BUSHI METAJ