Botë

Shqipëri: 19 të vdekur 744 të infektuar: Kosovë 13 të vdekur 609 të infektuar

24.11.2020 17:23

Rekord viktimash nga covid 19 në Shqipëri...

Rekord viktimash nga covid 19 në Shqipëri, kun ë 24 orët e fundit janë regjistruar 19 të vdekur.
 
Nga 2.505 testime, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 744 qytetarë, pjesa më e madhe e të cilëve në Tiranë 307 raste.
 
Në 24 orët e fundit janë shëruar 436 qytetarë, ndrësa 19 kanë humbur jetën. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 455 pacientë, 21 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar. 
 
Në Kosovë janë regjistruar 609 raste të reja nga 1,590 të testuar. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik  ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 13 viktima, derisa 350 persoan janë shëruar.