Si-En-En e ndërpret emitimin në Rusi

11.11.2014 12:52

Rrjeti televiziv amerikan Si-En-En do ta ndërpresë emetimin në Rusi para 31 dhjetorit, theksohet në letrën të cilën e ka dërguar menaxhmenti i kompanisë deri te operatorët kabllovik rus........

Në letrën të cilën e ka dërguar Tarner Broadkastinf Sistem Evropa, ndërsa e publikoi TASS dhe gazeta "Vedomosti", nuk janë theksuar shkaqet për këtë vendim.

Megjithatë, përfaqësuesit e kompanisë sqaruan se ky vendim vjen për shkak të ndryshmeve të paradokohshme në ligjin rus për media masive.

"Për këtë shkak, ne do të përfundojmë me marrëveshjet tona aktuale për emitim. Shpresojmë se do të kthehemi në tregun rus dhe do t'i informojmë partnerët tanë për planet e ardhshme" deklaruan përfaqësuesit e Tarner për TASS.

Ndërkohë, Agjencia federale ruse për vëzhgim të mediave Rosokmandxor, përgënjeshtroi se ka ndonjë lloj lidhje me planet e Si-En-En Internashënell ta ndërpresë emitimin në Rusi.