Botë
Biden drejt Shtëpisë së Bardhë: SHBA gati të përballet me kundërshtarët
25.11.2020 10:20
Presidenti i zgjedhur Joe Biden deklaroi të martën se SHBA është “gati të udhëheqë botën, jo të tërhiqet prej saj,”...

Presidenti i zgjedhur Joe Biden deklaroi të martën se SHBA është “gati të udhëheqë botën, jo të tërhiqet prej saj,” duke sinjalizuar një kthesë të fortë nga strategjia “Amerika në plan të parë” e ndjekur nga Presidenti Trump gjatë katër vjetëve të fundit.
Ndërkohë që përgatitet të marrë udhëheqjen e vendit më 20 janar, zoti Biden tha se Shtetet e Bashkuara janë “gati të përballen me kundërshtarët, jo të flakin aleatët. Jemi gati të ngremë zërin në mbështetje të vlerave tona”.
