Botë
Pakistani regjistron mbi 3.000 raste të reja dhe 59 vdekje nga COVID-19
25.11.2020 10:38
Në shenjë rritjeje të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19)...
Në shenjë rritjeje të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), Pakistani ka regjistruar mbi 3.009 raste dhe 59 vdekje të reja të reja për herë të parë në më shumë se katër muaj.
Numri i mëparshëm më i lartë i rasteve ditore me COVID-19 u regjistrua më 9 korrik, kur u raportuan 3.359 raste të reja.
Me 3.009 infeksione të reja, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Pakistan ka shkuar në 382.892, përfshirë 332.974 të shëruar.
Rreth 41.583 teste u kryen gjatë ditës së kaluar, duke e çuar numrin e testeve në mbi 5.29 milionë.
Autoritetet shëndetësore pakistaneze në një përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, përsëri kanë vendosur kufizime “të zgjuara” të bllokimit, duke përfshirë ndalimin e takimeve publike dhe tubimeve.
Ata po ashtu kanë mbyllur kinematë dhe teatrot, si dhe kanë ndaluar dasmat e brendshme dhe tubimet publike.
