Botë

Paralajmërimi: Mbani maskat, një vaksinë mund të mos i japë fund krizës së virusit korona

25.11.2020 11:38

Pavarësisht pritjeve për qasje në vaksinë për koronavirus brenda disa javëve, Shteteve të Bashkuara...

Pavarësisht pritjeve për qasje në vaksinë për koronavirus brenda disa javëve, Shteteve të Bashkuara dhe amerikanëve do t’iu duhen disa muaj – ndoshta edhe i tërë viti 2021 – përpara se gjërat t’i kthehen normalitetit dhe që njerëzit të mund të shkojnë nëpër kinema, të ndjekin një ndeshje basketbolli apo të përqafojnë gjyshen.
 
Shpërndarja e dozave të para të vaksinës do të shënojë vetëm fillimin e asaj që mund të jetë rrugë e gjatë dhe e komplikuar për t’i dhënë fund pandemisë, që ka ndryshuar jetët e njerëzve dhe ka vrarë më shumë se çerek-milioni persona në Shtetet e Bashkuara.