Maqedoni

148 mësues e 70 nxënës Covid pozitivë, Carovska: Pushimi dimëror, sipas planit

25.11.2020 14:57

Deri të martën, në shkollat ku mësimi është mbajtur me prani fizike, 148 mësues dhe 79 nxënës kanë rezultuar pozitivë ndaj Covid 19....

Deri të martën, në shkollat ku mësimi është mbajtur me prani fizike, 148 mësues dhe 79 nxënës kanë rezultuar pozitivë ndaj Covid 19. Por ministrja e Arsimit, Milla Carovska, thotë se kjo shifër përbën vetëm 1 % të numrit të përgjithshëm të mësuesve, dhe 0,06 % të numrit të përgjithshëm të nxënësve. E kjo sipas saj do të thotë se nuk ka nevojë që nxënësit të fillojnë më herët pushimin dimëror. 
 
"Këto janë fakte që tregojnë se nuk ka përhapje të brendshme të virusit në shkolla, se sistemi arsimor është i qëndrueshëm dhe shkollat respektojnë masat dhe protokollet shëndetësore. Kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë të zbatojmë Planin e Qeverisë për vitin akademik 2020/2021, sipas të cilit semestri i dytë do të fillojë në 21 janar dhe semestri i parë do të përfundojë në fund të vitit.", tha Milla Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.
 
Rritet për 1.1 miliardë denarë buxheti i MASH, Carovska: Dyfish më shumë investime kapitale
 
Carovska prezentoi ndërkohë buxhetin për resorin që drejton. Ai arrin në 31 miliardë e 100 milion denarë, që është një rritje prej 1.1 miliardë krahasuar me vitin e kaluar. Janë siguruar 122 milion denarë për bllok-dotacione, të cilat në vazhdimësi do të sigurojnë pagesa të pagave, orëve jashtë orarit, mjeteve higjienike dhe një pjesë të pajisjeve për mësimdhënie në internet. Një miliard denarë janë alokuar për investime kapitale, dy herë më shumë sesa vitin e kaluar.
 
"Për herë të parë, një nga kriteret themelore të konkursit për investime kapitale në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës do të jetë aksesueshmëria. Kushti kryesor për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për të mbështetur një projekt të caktuar është ose që ai të jetë i disponueshëm për personat me aftësi të kufizuara. Përveç kësaj, për herë të parë 54 milion denarë do të ndahen përmes Buxhetit të Ministrisë për punësimin e asistentëve arsimorë.", tha Carovska.
 
Carovska përmendi përmendi rindërtimin e shkollave fillore dhe të mesme, rindërtimin e konvikteve të studentëve dhe institucioneve publike për arsimin e lartë, si dhe ndërtimin e sallave sportive. 900 milion denarë janë dhënë për bursa për nxënës dhe studentë, do mbulohet pagesa e një vakti studentor falas për 50 mijë të rinj, sqaroi dinamikën e re të pagesës së bursave studentore në dhjetor.  
 
FARIJE DAUTI BAKIU