Maqedoni
Mosmarrëveshjet Shkup-Sofje, Osmani: Kemi bazë solide për mirëbesim
25.11.2020 15:29
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria vazhdojnë me përkushtimin punën për të mbyllur mosmarrëveshjet bilaterale...
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria vazhdojnë me përkushtimin punën për të mbyllur mosmarrëveshjet bilaterale, por Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani nuk shpalos detaje konrete nga komunikimi mes dy vendeve. Vlerëson se momentalisht është krijuar vetëm një bazë solide ku mund të gjendet pajtueshmëri bilaterale por nuk është arritur diçka zyrtare.
"Ajo çfarë është e re është qasja dhe përmbajtja e këtyre ideve të cilat sipas meje janë bazë solide për të krijuar mirbesim, për të kthyer mirbesim dhe për të vazhduar më tutje. Akcenti është në dy momente: Nën 1, për t’u trajtuar këto çështje të cilat ngriten nga të dyja palët: pretendimet teritoriale, çështja e pakicave, puna e komisionit, librave shkollor, gjuha e urrejtjes, por edhe kthimi i besimit në proces se marrëveshja është formulë e mjaftueshme për të dhënë rezultatet e pritur. Këto po tentojmë t’i formulojmë në ide të pranueshme të cilat po këmbehen mes dyja palëve për të krijuar këtë mirbesim.", tha Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.
Arsovski: Përse e fshehin çfarë i ofruan Bullgarisë
VMRO DPMNE këkron të publikohet se çfarë oferte konkrete i është bërë Bullgarisë.
"A përfshin oferta, përveç shitjes së të gjitha interesave dhe historisë kombëtare, edhe shitjen e pjesës së shtetit në ndërmarrjet private dhe ndërmarrjet shtetërore tek biznesmenët bullgarë? A ka ndërmend Zoran Zaev të shesë pjesën e shtetit në Telekom, transportin hekurudhor, tokën bujqësore më tërheqëse në të gjithë vendin, TEC Negotinë, zyrat postare maqedonase dhe shumë institucione të tjera? Kujt ia premtoi Zoran Zaev të gjitha këto aksione dhe ndërmarrje shtetërore?", tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO –DPMNE-së.
Teksa opozita kërkon një qeveri të shpëtimit kombëtar, ministry Osmani këmbëngul se zgjidhja duhet gjetur mes dy shteteve, pasi ndihma e partnerëve europianë nuk mund të jenë e cilësisë mediatore në rastin konkret.
NERMIN MULAKI FAZLIJU
