Maqedoni
Fotografitë nga spitali në Manastir, VMRO-DPMNE: Spitalet në kaos, prisni më të keqen
25.11.2020 15:55
Pas bërjes publike të fotove nga spitali i Manastitir, ku një pacient merr infusion teksa në dy shtretërit pranë tij...

Pas bërjes publike të fotove nga spitali i Manastitir, ku një pacient merr infusion teksa në dy shtretërit pranë tij, qëndrojnë dy kufoma, ka reaguar VMRO-DPMNE. Nga opozita maqedonase thonë se është e tmerrshme të justifikosh këto pamje me arsyetimin se protokollet spitalore këkrojnë që viktimat të mos dërgohen për disa orë në morg. Ata e cilësojnë spitalin e Manastirit, si Spital I vdekjes.
"E patë videon e shpërndarë nga pacientët në spitalin e vdekjes në Manastir, një video që tregon se cilat kushte çnjerëzore, çnjerëzore, jo higjenike mbizotërojnë në kaosin e krijuar nga Zoran Zaev dhe Venko Filipce. Kaosi në spitalet e vdekjes mbretëron pas gati një viti të një epidemie vdekjeprurëse që ka përfshirë vendin dhe të cilën ata nuk mund ta përballojnë. Është shumë serioze që shëndeti të mbetet në duart e tyre. Me një qasje si ajo që sapo kemi parë, më e keqja pritet të vijë. Ne insistojmë në përgjegjësinë dhe dorëheqjen e drejtoreshës së spitalit të Manastirit Biljana Gagacovska, por edhe përgjegjësinë dhe dorëheqjen e Ministrit Venko Filipce i cili lejoi një kaos dhe përgjegjësi të tillë dhe dorëheqjen e Zoran Zaev, kokëfortësia dhe dëshira e tij për pushtet çoi në vdekshmërinë më të madhe, përhapjen e epidemisë dhe "shndërrimi i kujdesit shëndetësor në spitale të vdekjes.", tha Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
