Maqedoni

Buxheti 2021, përplasje mes pushtetit dhe opozitës në komision

25.11.2020 16:07

Me akuza të ndërsjella mes shumicës parlamentare dhe opozitës ka kaluar debati në komisionin amë...

Me akuza të ndërsjella mes shumicës parlamentare dhe opozitës ka kaluar debati në komisionin amë për financa dhe buxhet lidhur me propozim buxhetin e vitit 2021. Nga shumica parlamentare thanë se me këtë buxhet do rë realizohet një sërë investimesh kapitale të cilat do të ndikojnë edhe në zhvillimin ekonomik, por opozita reagoi duke thënë se me buxhetine  vitit të ardshëm shpenzimet janë paraparë në nivel të lartë dhe me këtë do të varfërohen dhe më tepër qytetarët. 
 
“Janë planifikuar ivestime në projekte si në vijim. Ndërtimi i rrugës magjistrale Shkup-Bllacë, ndërtimi i autostradës Kërçovë-Gostivar, përmirësimi iinfrastrukturës rrugore të komunave në Maqedoninë e Veriut përmes projektit për rrugët lokale. Financimi i korridorit 8 përmes seksionit Kumanovë dhe Ramkovc.”, tha Arbër Ademi nga BDI.
 
“Po vazhdoni me shpenzime joracionale të pareave të qytetarëve, apo të shprehem më praktikisht, buxheti juaj është sikur një tullumbace, e cila në çdo ribalanc dhe në çdo buxhet të propozuar mbushet, kurse pikëpyetje është se kur do të plas. Dhe kur do të plas kjo tullumbace, qytetarët do të përballen dhe veçmë po përballen me krizë të vështrië financiare.”, tha Ivan Jordanov nga VMRO-DPMNE.
 
“Në këtë buxhet ju nuk dëshironit të shihni se kemi investime kapitale të cilat janë të planifikuara në nivel porej 23 miliard denarë apo për 20% më shumpë në krahasim me vitin 2020.”, tha Zhaklina Llazarevska nga LSDM. 
 
Besimi: Strategji zhvillimore përmes tre komponenteve
 
Ministri i financave theksoi se me buxhetin e vitit 2021 do të arrihet rimëkëmbje e ekonomisë pas krizës së shkaktuar nga covid 19. Sipas ministrit të financave komponenta zhvillimore në këtë buxhet shifet në vet faktin se për herë të parë në buxhet ka një planifikim afatmesëm.   
 
“Në këtë buxhet kemi tre qëllime kyçe dhe tre komponente në të cilat bazohemi. Qëllimet janë shëndetsia dhe shëndeti i qytetarëve, e dyta ekonomia dhe vendet e punës dhe qëllimi i tretë sundimi i së drejtës dhe euro-integrimet. Tre komponentet janë strategjia zhvillimore për rrite të përshpejtuar, e dyta konsolidimi fiskal dhe e treta plan për investime.”, tha Fatmir Besimi, ministër i financave.
 
Me buxhetin e ri të ardhurat janë projektuar në 3.5 miliard euro, ndërkaq shpenzimet në mbi 4 miliard euro. Projektimet e tilla rezultojnë në deficit buxhetor prej 4.9% të BPV-së. Vitin që vjen parashikohet rritje ekonomike prej 4.1%.
 
ERSAN PAJAZITI