Maqedoni
Zaev: Bullgaria vend mik, na ndahu Jugosllavia
25.11.2020 16:26
Kryeministri Zoran Zaev thotë se vendi ka bërë lëvizjet e duhura në drejtim të marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë...

Kryeministri Zoran Zaev thotë se vendi ka bërë lëvizjet e duhura në drejtim të marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë. Tashmë janë ndërruar 20 tabela ku shkruhej “okupatori fashist bulgar”.
Në një intervistë për agjencinë bullgare “BGNES”, Zaev tha se politikanët e ish Jugosllavisë i kanë mbajtur të ndarë maqedonasit dhe bullgarët.
“Është detyrë e të gjithë qytetarëve, mbi të gjitha detyrë për ne, politikanët që t’i afrojmë popujt tanë sa më afër, sepse ata janë mbajtur larg njëri-tjetrit për shumë vite nga qeveri të ndryshme, veçanërisht në kohën e ish-Jugosllavisë. Por ne duhet të jemi së bashku, sepse jemi fqinj të parë. Ju e dini që unë jam nga Strumica, njerëzit nga Petriçani dhe Strumica flasin gati të njëjtën gjuhë”, tha Zaev për BGNES.
