Maqedoni
Rasti “Lidhja Ndërkombëtare”: Boki 13 vazhdon akuzat për gjykim politik
25.11.2020 17:45
Në një atmosferë të tensionuar ka filluar procesi i sotëm gjyqësor për rastin “Lidhja Ndërkombëtare”...

Në një atmosferë të tensionuar ka filluar procesi i sotëm gjyqësor për rastin “Lidhja Ndërkombëtare”, ku i akuzuar kryesor është Bojan Jovanovski. Kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xhole, ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e Jovanovskit për largimin nga lënda të gjykatëses së rastit Sifce Gavrillova Efremovska, e kjo shkaktoi reagimin e Boki 13, që ripërsëriti kërkesën për përjashtim jo vetëm të gjykatëses por edhe të këshillit gjyqësor, të cilët sipas tij janë politikisht të motivuar dhe janë dorë e zgjatur e kryeministrit.
“Parashtroj një kërkesë të re, për shkak të dyshimit se gjykatësja është e udhëzuar politikisht dhe e lidhur me kryetarin e këtij gjyqi, për të cilin e di se si është zgjedhur në këtë funksion. Dyshoj se bëhet fjalë për lëndë politike dhe se ky Këshill Gjyqësor është i kontrolluar politikisht nga kryeministri Zoran Zaev dhe funksionerë të tjerë të lartë”, theksoi Jovanovski.
Edhe kërkesën e re të Jovanovskit, gjykatësja ia dërgoi Kryetarit të Gjykatës. E akuzuara tjetër në këtë rast ish deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski, ripërsëriti se prokuroria nuk ka dëshmi kundër saj, e paralajmëroi kallëzim penal për policët dhe prokurorët që i bastisën shtëpinë.
Përveç tyre , në gjykimin ndaj "Aleancës Ndërkombëtare", akuzohen edhe, Jasna Mandic Ercegovi, Hristina Blazevska dhe babai i Boki 13, Mile Jovanovski.
ERSAN PAJAZITI
