Maqedoni
Zaev për “BGNES”: Kemi histori të përbashkët
25.11.2020 18:25
Historia e përbashkët mes maqedonasve dhe bullgarëve dhe perspektiva e përbashkët evropaine...

Historia e përbashkët mes maqedonasve dhe bullgarëve dhe perspektiva e përbashkët evropaine duhet të jetë avantazh dhe jo pengesë në marrëdhëniet mes dy popujve dhe vendeve përkatëse, konsideron kryeministri Zoran Zaev.
Në një intevistë për mediumin bullgar BGNES, Zaev hodhi poshtë të gjitha pretendimet se Maqedonia e Veriut mund të ketë pretendime territoriale ndaj fqiut lindor dhe as ndikim në politikën e brendshme bullgare sa i përket pakicës maqedonase, atje.
“Ne nuk kemi as histori të ndarë dhe as histori të kryqëzuar, ne kemi histori të përbashkët. Dhe nga ajo histori e përbashkët janë krijuar edhe populli maedonas edhe populli bullgar, edhe gjuha maqedonase dhe gjuha bullgare. Dhe Bullgaria këtë e pranon. Çështja është se si të jemi të urtë dhe t’i zgjidhim përmes komisioneve historike dhe, ne, politikanët të ndihmojmë që këto momente të përbashkëta historike t’i shfrytëzojmë për të na bashkuar dhe jo për të na ndarë. Hapur deklarojmë se, jo që s’kemi prtetendime territoriale, s’kemi as pretendime pakicash. Nuk na takon që të përzihemi atje dhe as Bullgaria këtu”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.
Mickovski: Servilosje dhe dobësim pozite
Qëndrimet e kryeminsitrit Zaev, për marrëdhëniet bullgaro-maqedonase në kontekst të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë dhe vetos bullgare, nxitën reagimin e kreut të opozitës maqedonase Hristijan Mickovski. Sipas tij, tezat e parqitura nga kryeministri Zaev dobsojnë pozitën maqedonase dhe rrënojnë të ardhmen evropaine të vendit.
“Zaev në këtë intervistë skandaloze, mohon luftën antifashiste të qytetarëve dhe drejtën tonë që të thirremi në atë trashëgimi. Jam i shqetësuar pasi kjo intervistë mund të interpretohete dhe si hapi i parë drejt heqjes dorë nga pakica maqedonase që jeton në vatrat e tyre të lashta, te fqiu ynë lindor dhe, me këtë, shfyqizon të gjitha vendimeve gjyqsore të Gjykatës për të Drejta të Njeriut, në Strazburg, ku jepen kahjet, të cilat për fat të keq fqiu ynë lindor i injoron në mënyrë joevropiane dhe të paciviziuar dhe nuk i zbaton ato”, theksoi kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Mickovski akuzoi qeverinë për sjellje servile ndaj palës bullgare në llogari të identitet maqedonas. Në këtë drejtim, paralajmëroi se Qeveria do të aneksoj Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë, prandaj ftoi popullin maqedonas që ta ndjek me vigjilencë procesin e negociatave, ndërkaq kërcënoi qeverinë se do të përballet me urrejtjen e popullit maqedonas në mbarë botën nëse prek identitetin maqedonas.
SHPËTIM NUREDINI
