Botë
Covid 19: 9 të vdekur, 704 raste të reja në Kosovë
25.11.2020 18:47
Nëntë persona të infektuar kanë humbur bejetën me COVID-19 brenda 24 orëve...

Nëntë persona të infektuar kanë humbur bejetën me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se përveç viktimave janë regjistruar edhe 704 raste të reja nga gjithsej 1 651 testime të kryera.
Kryeson Prishtina me 271 raste. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 391 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 36.253 të infektuar, 948 viktima dhe 22.137 të shëruar.
Aktualisht në Kosovë ka 13.168 raste active.
