Botë
Covid 19: 8 viktima, 644 raste të reja në Shqipëri; Manastirliu: Kalojmë në planin B për shkollat
25.11.2020 19:06
Janë ulur fatalitetet dhe rastet e reja me koronavirus gjatë 24 orëve...

Janë ulur fatalitetet dhe rastet e reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
8 pacientë kanë humbur jetën ndërsa të infektuar janë 644.Sipas ministrisë së Shëndetësisë, të shtruar janë 461 pacientë, 19 prej të cilëve në terapi intensive.
Nisur nga shifrat e larta, autoritetet kanë vendosur të kalojnë në planin B sa u përket shkollave, duke alternuar mësimin onlinë me atë në klasa.
Që nga fillimi i pandemisë janë prekur nga virusi 800 fëmijë, nga të cilët 4 janë aktualisht të hopsitalizuar.
LULJETA NDOKA
