Maqedoni

Covid 19: 39 viktima, 1288 raste të reja dhe 1078 të shëruar

25.11.2020 21:07

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 3 349 testime të bëra ka regjistruar 1288 raste të reja të të infektuarve...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 3 349 testime të bëra ka regjistruar 1288 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 39 persona, ndërsa janë shëruar 1078 pacientë.

Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 570 raste i pasuar nga Gostivari me 85, Prilepi me 78, Kumanova me 57, Tetova me 56 dhe qytetet tjera me më pak të infektuar.

Betejën me covid 19 e kanë humbur 39 pacientë.

16 nga Shkupi, katër nga Tetova,tre nga Prilepi nga dy pacientë në Kumanovë, Strugë, Veles, Ohër dhe Kërçovë.

Ndërkohë nga një pacient e ka humbur jetën në Dibër, Shtip,Strumicë, Demir Hisar, Berovë dhe Negotinë.

Numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 57451 prej tyre janë shëruar 34970 kanë humbur jetën 1600 dhe numri i rasteve aktive shënon 20881.

FLUTURA LATIFI TOPOJANI