Botë

COVID-19: Bullgaria e para në vdekshmërinë për frymë në Evropë

26.11.2020 10:20

Bullgaria vendosi një rekord të ri, të zi!....

Bullgaria  vendosi një rekord të ri, të zi! Në 24 orët e fundit, 189 pacientë me Covid 19 kanë vdekur në duke e radhitur vendin të parët në vdekshmërinë për frymë në një ditë, në Europë.
 
Mjekët kanë paralajmëruar se ka pacientë me pneumoni që as nuk e dinë që janë të infektuar. Këto raste janë një nga më të rrezikshmet, për shkak të zbulimit të vonë të infeksionit dhe rrezikut të pasojave të rënda.
 
Jo vetëm numri i madh i pacientëve por edhe  plakja e popullsisë dhe gjendja e dobët e bazës spitalore janë dy arsyet e tjera për statistikat e zeza dhe numrin rekord të vdekjeve nga virusi korona.
 
Mjekët janë të rraskapitur, pranoi Shoqata e Mjekëve të Bullgarisë. Shumë prej tyre janë tashmë të sëmurë ose ri-infektuar me COVID. Prandaj, ata mbështetën shtrëngimin e masave dhe u bënë thirrje njerëzve që të respektojnë masat aktuale.