Maqedoni

Kuvend fillon seanca e 22-të plenare

26.11.2020 09:16

Edhe krahas qëndrimeve të ndryshme të shumicës në pushtet dhe opozitës...

Edhe krahas qëndrimeve të ndryshme të shumicës në pushtet dhe opozitës, propozim plotësimi i Rregullores për punë të Kuvendit, me procedurë të shkurtuar, u gjend në rend dite të mbledhjes së 22-të që duhet të fillojë sot. 
 
Pas disa javëve, sipas informatave nga Kuvendi, pritet që shumica të ketë numër të mjaftueshëm të deputetëve, 61 për miratimin e tij, sepse disa pozitivë me Kovid-19 apo në vetë izolim këtë javë u kthyen në punë. Me propozimin parashihet që deputetët me test pozitiv për Kovid-19 dhe me vendim për izolim, të mund të deklarohen në mbledhje plenare dhe në mbledhje të komisioneve kuvendore, ndërkaq e parashtroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. VMRO-DPMNE dhe Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa nuk kumtuan nëse do të marrin pjesë në mbledhjen e sotme, por pas vendosjes së mbledhjes me propozim të Xhaferit paralajmëruan se nuk do të marrin pjesë në trupin koordinues me të dhe në mbledhje të caktuara të Kuvendit. Xhaferi paraprakisht theksoi se opozita është njoftuar me kohë me idenë për propozimin për punë në distancë të deputetëve në rast të Kovid-19 dhe vetëizolimit, duke potencuar se plotësimi ka të bëjë vetëm me deputetë të cilët do të kenë vendim nga institucioni adekuat dhe nëse gjendja ua lejon të kyçen onllajn, përkatësisht nëse janë asimptomatikë apo me simptome të lehta në mjekim shtëpiak.