Maqedoni
Ursula Von der Leyen: Vaksinimi për vendet e unionit në dhjetor
26.11.2020 11:32
Bashkimi Europian ka komunikuar se vaksinimet e para anticovid...

Bashkimi Europian ka komunikuar se vaksinimet e para anticovid për qytetarët europianë do të nisin në fund të këtij viti.
Ky lajm vjen pasi është nënshkruar kontrata e gjashtë për blerjen e 160 milionë dozave nga kompania Moderna. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, këshillon vendet anëtare të fillojnë përgatitjet për zbatimin e planit të shpërndarjes së dozave.
"Vendet anëtare duhet të përgatiten, pasi ne jemi duke diskutuar për miliona shiringa, për organizimin e qendrave të vaksinimit dhe për një personel të stërvitur. Të gjitha këto duhen përgatitur”, tha Presidentja e KE-së.
Një lajm i tillë shton shpresat dhe mundësitë e parandalimit të mëtejshëm të pandemisë së COVID-19 përgjatë vitit 2021.
