Botë

Autobuzi përplaset me kamionin, 37 të vdekur në Brazil

26.11.2020 11:59

Të paktën 37 persona humbën jetën në një aksident të rëndë....

Të paktën 37 persona humbën jetën në një aksident të rëndë rrugor që u regjistruar të mërkurën në Brazil.
 
Sipas policisë në aksident u përfshi një autobus që transportonte punonjësit e një fabrike tekstilesh dhe një kamion i tonazhit të rëndë.
 
Dëshmitarët flasin për pamje drithëruese ku trupat e pajetë të punëtorëve ishin shpërndarë në autostradë.
 
Ekipet e shpëtimi flasin dhe për 15 persona të plagosur rëndë në aksident, gjë që mund të çojë në rëndimin e bilancit të viktimave.