Botë
Obama dhe Putini diskutuan për Iranin, Sirinë dhe Ukrainën
11.11.2014 15:28
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, kanë diskutuar për Iranin, Sirinë dhe Ukrainën...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, kanë diskutuar për Iranin, Sirinë dhe Ukrainën, gjatë tre takimeve të tyre, në margjina të një samiti të vendeve të Azi-Paqësorit, në Pekin.
Zëdhënësja e Këshillit për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Bernadette Meehan, ka thënë se Obama dhe Putin “kanë biseduar për rreth 15-20 minuta”, pa dhënë detaje për bisedën e tyre.
Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Moskës janë më të këqijat që prej Luftës së Ftohtë.
