Maqedoni
Kontesti-maqedono-bullgar, Pendarovski: Të hiqen pengesat e revizionizmit historik
26.11.2020 11:45
Kreu i shtetit Stevo Pendarovski në një intervistë për DW thotë se mosmarrëveshja maqedono-bullgare mund të zgjidhet...

Kreu i shtetit Stevo Pendarovski në një intervistë për DW thotë se mosmarrëveshja maqedono-bullgare mund të zgjidhet vetëm nëse respektohet vazhdimisht dinjiteti i popullit maqedonas dhe atij bullgar, si dhe duke shmangur grackën e rrezikshme të revizionizmit historik që bazohet në qëndrime politike në vend të fakteve.
“Presidenti thotë që Zgjidhja e mosmarrëveshjeve me peshë strategjike kërkon dy parakushte: të kesh vullnet politik, që nganjëherë nënkupton edhe guxim politik, të arrish një konsensus që asnjëherë nuk rrit rejtingun, dhe së dyti – të respektosh faktet historike të verifikuara ndërkombëtarisht dhe të qëndrosh në politikat që janë realitet i dukshëm. Në pjesën e parë, publiku ynë e di se unë jam politikani i parë maqedonas në histori që publikisht ofroi një diskurs më të gjerë politik në lidhje me një nga apostujt më të mëdhenj të lëvizjes revolucionare maqedonase. Sidoqoftë, nuk shkova më tej, sepse është punë e një Komisioni të përbërë nga historianë, aq më pak punë e politikanëve. Në të njëjtën kohë, në të gjitha paraqitjet e mia publike unë qartë them se lufta antifashiste është në themelet e shtetit modern maqedonas dhe në atë luftë ne kemi luftuar kundër atyre që ishin në anën e fashistëve. Përvoja ime 20 vjeçare në politikën ndërkombëtare më lejon të mat me saktësi fjalët dhe qëndrimet që shpreh kur flas me bashkëbiseduesit e mi bullgarë dhe miqtë tanë nga bashkësia ndërkombëtare.”, deklaroi Pendarovski.
