Botë

Turqia regjistron numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19

26.11.2020 13:38

Turqia regjistroi 6.814 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit....

Turqia regjistroi 6.814 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit,  numri i të vdekurve u rrit me 168, që është shifra më e lartë deri më tani, për të shkuar në 12.840. 
 
Gjithsej 164.547 teste të tjera për COVID-19 janë kryer në gjithë vendin gjatë 24 orëve, duke e çuar shifrën totale në mbi 17,73 milionë.
 
Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 467.730, njoftoi ministria. Rreth 3.911 pacientë të tjerë u shëruan gjatë ditës së kaluar, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 385.480.
 
Shifrat treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike aktualisht qëndron në 4.641, ndërsa 3,4 për qind këtë javë vuajnë nga pneumonia.