Maqedoni

Kovid-19, gjithsej 1314 persona në trajtim spitalor

26.11.2020 15:27

Në klinikat infektive dhe qendrat e hapura “Kovid” nëpër spitalet e vendit...

Në klinikat infektive dhe qendrat e hapura “Kovid” nëpër spitalet e vendit, aktualisht po trajtohen 1314 pacientë, ndërsa ka edhe 130 krevate të lira, bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërsa në Klinikën për veshë, hundë dhe fyt, në mënyrë shtesë do të mund të hospitalizohen edhe 50 pacientë me Kovid-19. Ministria e Shëndetësisë sqaron se në Kompleksin “Nënë Tereza” ka gjithsej 350 krevate për Kovid pacientët, 110 në Spitalin “8 shtatori” dhe 40 në Institutin e Mushkërive në “Kozle”.
 
Shekerinska dhe Angellov: Të premten Armata në ndihmë të personelit mjekësor
 
Të premten nis angazhimi i pjesëtarëve të Armatës të cilët së bashku me pjesëtarët e policisë do t’i ndihmojnë personelit mjekësor në luftën kundër Kovid-19. Kështu deklaruan ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, dhe drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov, të cilët sqarojnë se pjesëtarët e Armatës do të jenë të paarmatosur.
 
“Ministria e Brendshme me Armatën dhe Ministrinë e Shëndetësisë koordinohen se cilët njerëz ku do të angazhohen. Pres që në bazë të kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë gjatë ditës së nesërme të fillojë shpërndarja. Këto vendime nuk i merr Armata në mënyrë të pavarur, por së bashku me Qendrën për Menaxhim me Kriza i sjellim në bazë të kërkesave të institucioneve shëndetësore.”,- deklaroi ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
 
“Bëhet fjalë për sigurimin e institucioneve shëndetësore, institucionet shëndetësore strategjike, ambulancat, Kovid ambulancat, apo magazinat ku eventualisht do të ruheshin materialet që lidhen me krizën shëndetësore.”,- u shpreh Stojançe Angellov nga Qendrës për Menaxhim me Kriza.
 
Një nga arsyet e përfshirjes së ARM-së në sigurimin e institucioneve shëndetësore është edhe për shkak se në mesin e pjesëtarëve të policisë ka një numër të konsiderueshëm të pjesëtarëve të cilët janë prekurve nga Kovid-19.
 
GYLTENE SINANI