Botë

Pakistan, 56 njerëz humbin jetën

11.11.2014 15:31

56 njerëz kanë humbur jetën nga përplasja e një autobusi pasagjerësh me një kamion, në jug të Pakistanit...

Policia ka bërë të ditur se incidenti ka ndodhur në qarkun Khairpur, në provincën Sind.
 
Po sipas policisë, në kohën e aksidentit ka pasur shumë mjegull.
 
Autobusi raportohet se ka transportuar rreth 70 njerëz. Sipas autoriteteve spitalore, në mesin e viktimave janë 14 gra dhe tetë fëmijë.
 
Aksidentet fatale janë të shpeshta në Pakistan, për shkak të infrastrukturës së keqe rrugore dhe mosrespektimit të ligjeve të trafikut.