Kosovë, 15 të vdekur e 775 të infektuar me "Covid-19"
26.11.2020 17:00
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë....

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit 15 pacientë kanë vdekur dhe janë regjistruar 775 raste të reja me COVID-19. Shifrat e rasteve të reja dalin pas testimit të 1.903 mostrave. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 553 pacientë, duke çuar në total 22. 690 numrin e të shëruarve.
Që prej 13 marsit – kur u paraqitën rastet e para me Kovid-19 në Kosovë janë regjistruar 37.028 raste pozitive.
Prej tyre 963 pacientë kanë vdekur, ndërsa raste aktive janë 13.375.
