Kamberi vendosi flamurin shqiptar në Kuvendin e Serbisë
26.11.2020 17:29
Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi...

Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, vendosi flamurin shqiptar në Kuvendin e Serbisë gjatë seancës së sotme plenare. Kamberi përballë flamurit të Serbisë ka vendosur edhe flamurin shqiptar, duke theksuar se nëse flamuri serb mundet lirshëm të valojë në Graçanicë, mundet edhe flamuri shqiptar të valojë në Preshevë, Bujanoc dhe Mendvegjë.
Kjo ka nxitur reagimin e kryetarit të Kuvendit, Ivica Daçiq, i cili i kërkoi Kamberit ta largojë flamurin, duke thënë se kjo përbën shkelje të rregullave të Kuvendit.
Daçiq njëherit ka theksuar se i vjen mirë që Kamberi e vendosi flamurin e Serbisë, por jo edhe që e vendosi flamurin e Shqipërisë, por do t’i vinte edhe më keq po të vendoste flamurin e Kosovës.
