Shqipëri, një vit pas tërmetit katastrofal
Një vit pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit...

Një vit pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, procesi i rindërtimit ka ecur me hapa mjaft të ngadaltë.
Shumë qytetarë të Durrësit enden dyerve të institucioneve në pritje të një përgjigje për fatin e banesave të tyre. Ata detyrohen të jetojnë në shtëpi-gërmadha, ndërsa çdo ditë përballen me deklarata të zyrtarëve se rindërtimi po vazhdon me sukses.
Në mëngjes, kryeministri Edi Rama publikoi një video me përjetimet e asaj ngjarjeje, duke e kujtuar si natën më të çmendur të jetës së tij. Ndërsa pak momente më vonë, ai u shfaq në Abu Dabi, ku njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje me autoritetet, për ndërtimin e 2 mijë banesave.
Tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar, me magnitusë 6.4 Rihter, la pas 51 viktima dhe 915 të plagosur, si dhe qindra banesa të shkatërruara. Para drejtësisë pasi përgjegjës të kësaj ngjarjeje janë vetëm 16 ish-zyrtarë, shumë prej të cilëve janë liruar nga burgu.
