Georgievski: Deklarata e Zaevit - e guximshme
Për dallim nga ish lideri partiak, Crvenkovski...

Për dallim nga ish lideri partiak, Crvenkovski, i cili ka dalë kundër Zaevit, në mbështetje të këtij të fundit ka dalë VMRO-Popullore e ish kryeministrit dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Ljupço Georgievski, e cila shpreh mbështetje për guximin me të cilin Zaevi foli për historinë maqedonase.
Nga partia e Ljubço Georgievskit vlerësojnë se, për fat të keq, ajo që historiografia maqedonase duhet të kishte hapur në tri dekadat e fundit të demokracisë, tani një politikan në pozicionin e kryeministrit na ka thënë në mënyrë radikale.
“Të gjitha gjërat që Zaevi tha në përputhje me historinë objektive dhe në përputhje me shumicën e librave të marrë nga arkivat maqedonase janë të vërteta, ndërsa fakti që shumë qytetarë maqedonas janë të tronditur flet vetëm se sa e indoktrinuar ishte shoqëria maqedonase. Unë jam veçanërisht i hutuar nga fakti rreth toneve të ashpra nga VMRO-DPMNE, një parti që prezantoi idenë e miqësisë me Bullgarinë dhe objektivizmin e historisë maqedonase në fillimin e viteve 90-ta dhe bëri hapat më të mëdhenj për t’u afruar me të njëjtin vend”,- u tha nga partia e Georgievskit.
