“Covid 19”, 30 të vdekur, 1160 të infektuar, 1094 të shëruar
30 të vdekur, 1160 të infektuar dhe 1094 të shëruar....

30 të vdekur, 1160 të infektuar dhe 1094 të shëruar, është bilanci i virusit korona në 24 orët e fundit në vend.
Siç bën të ditur Minsitria e Shëndetësisë, nga 2864 teste, 1160 persona kanë rezultuar pozitiv.
Shkupi vazhdon të ketë numrin më të lartë të personave të infektuar në bazë ditore, pasi në kryeqendër janë regjistruar 472 të infektuar.
Instituti i shëndetit publik njoftoi edhe për 1094 të shëruar, derisa 30 pacient kanë humbur jetën, edhe atë 9 nga Shkupi, 6 nga Manastiri, 3 nga Gostivari, nga 2 në Kumanovë dhe Dellçevë dhe nga 1 në Shtip,Veles, Gjevgjeli, Strumicë, Koçan, Kratovë, Kërçovë, dhe Negotinë.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend deri më tani ka arritur në 58608 persona, prej të cilëve 36064 janë shëruar, 1630 kanë vdekur, derisa numri i rasteve aktive arrinë në 20914 persona.
