LSDM, mezi 200 anëtarë e përkrahën humbësin Mickovski

26.11.2020 21:46

Mbeti plotësisht pa frymë histeria e bazuar në gënjeshtra....

Mbeti plotësisht pa frymë histeria e bazuar në gënjeshtra dhe të pa vërteta që e përhapte DPMNE-ja anti evropjane, mezi 200 anëtarë e përkrahën humbësin Mickovski.

Ky ishte reagimi i LSDM-së për protestën e sontme të VMRO-DPMNE-së, me ç’rast nga partia e kryemisnitrit Zaev, theksojnë se qytetarët dëshmuan se dëshirojnë ardhmëri, zhvillim dhe përparim, e duan anëtarësimin në NATO dhe BE.

“Nuk i ndihmoi as përkrahja nga partia e tij vazale “E Majta”, ndërsa opinioni sonte ishte dëshmitarë i sjelljes kontradiktore, ofendimeve, shpifjes dhe thirrjes për dhunë. Qytetarët e dinë mirë sjelljen injoruese dhe të turpshme të DPMNE-së, ndaj LNÇ-së, Asnomit dhe partizanëve maqedonas. DPMNE është parti e cila ideologjinë e saj plotësisht në nëpërkëmbjen e LNÇ-së, luftëtarëve, partizanëve, në shlyerjen dhe ndërrimin e emrave të rrugëve, bulevardeve dhe institucioneve që mbanin emrat e partizanëve maqedonas, parti e cila në kohën e regjimit i nxorri në rrugë luftëtarët e gjallë dhe i la pa hapësira, parti e cila krijoi muze për viktimat e komunizmit”, - theksojnë nga LSDM.

Sipas partisë në pushtet vetëm në Shkup janë riemërtuar rrugët “Stiv Naumov”, “Ura e Revulucionit”, “29 Nëntori”, e deri te porosia e Titos për solidaritet në Stacionin hekurudhorë.

“Opoinioni nuk e përkrahu dhe Mickovskin, pëson debakël në çdo protestë, prandaj u dënua nga qytetarët edhe gjatë do të mbetet në opozitë”, - theksojnë nga LSDM.