Botë
Gjermania kalon 1 milion raste
27.11.2020 09:45
Gjermania kaloi 1 milion raste të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë...

Gjermania kaloi 1 milion raste të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Amerikan Johns Hopkins.
Autoritetet shëndetësore gjermane, regjistruan 22 268 raste të reja të enjten, dhe 389 vdekje, duke e çuar në 15 160 numrin e viktimave nga koronavirusi në vend.
Gjermania ka zgjatur bllokimin e saj të pjesshëm deri në dhjetor. Kancelarja Angela Merkel ka mbrojtur zgjatjen e bllokimit të pjesshëm në një fjalim para ligjvënësve. Ajo tha se masat aktuale ishin të suksesshme, por duhej bërë më shumë për të shmangur mbingarkesën e sistemit shëndetësor.
