Botë
Në SHBA rritet numri i të shtruarve në spitale
27.11.2020 10:01
Ekspertët shëndetësorë amerikanë kanë frikë se tubimet e falënderimeve do të çojnë në një rritje të infeksioneve....

Zyrtarët u kërkuan familjeve amerikane që të shmangnin grumbullimet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit që ka vrarë më shumë se 260 000 qytetarë në SHBA.
Më shumë se 6 milionë pasagjerë të linjave ajrore kaluan nëpër aeroportet e SHBA-së, midis të premtes dhe të mërkurës, duke e bërë atë fundjavën më të ngarkuar që nga mesi i marsit.
Ndërkohë, një ditë më parë SHBA-ja shënoi një tjetër rekord të ri të shtrimit në spitale, me gati 90 000 njerëz që janë duke u trajtuar për COVID-19. Kjo është dita e 16-të radhazi e rritjes së numrit të të shtruarve në spital, tha për CNN, Michael Osterholm.
