Maqedoni
Filipçe: Pikun e kaluam, nuk ka nevojë për mas shtesë
27.11.2020 10:58
Epidemia arriti pikun e saj javën e kaluar, thotë Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe...

Epidemia arriti pikun e saj javën e kaluar, thotë Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Që nga ajo kohë numrat po zvogëlohen, numri i të shëruarve është rritur me 45 %. Situatë më kritike aktualisht ka vetëm në 5 qytete . Sipas tij aktualisht nuk ka nevojë për masa të reja.
"Ndalesa për lëvizje pas orës 21 nuk do sjellë asgjë sepse edhe ashtu qytetet janë bosh, objektet gastronimike janë të mbyllura, grupimet janë të ndaluara, përvec grumbullimeve nëpër shtëpi që mbeten rrezik dhe ka rekomandime që të mos organizohen. Pra efektiviteti i pjesës më të madhe te masave, varet nga përgjegjësia e qytetarëve.", tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Gjendja në Prilep do të diskutohet të shtunën por ministri thotë se për momentin nuk mendohet për vendosjen e Prilepit në karantinë.
"Në afro dy të tretat e qyteteve ka zvogëlim serioz të incidencës në javën e kaluar. Mbeten kritike qytetet e Kumanovës, Shtipit, Prilepit, Manastirit dhe Shkupit ku transmetimi i virusit është ende i lartë. Të shtunën me kryetarin e Prilepit, do të shqyrtojmë në detaje situatën epidemiologjike, kapaciteti spitalor është menaxhuar mirë dhe ka shtretër falas. Ashtu si në Prilep dhe Manastir, shtretërit për të sëmurët menaxhohen mirë. Më vjen keq që VMRO-DPMNE nuk kishte mirkuptim për spitalet modulare dhe bllokuan procesin për shtimin e shtretërve. Kjo do të thoshte se do të kishte më shumë spitale me pajisje. Por unë besoj se do të menaxhojmë edhe këtë valë.", tha Filipçe.
Filipçe: Ka vende në spitale, edhe vaksina të shpejta
Për gjendjen në spitalin e Manastirit, dhe për 9 raste të tjera në spitale, ministri pret raportin e ekspertëve. Ai qetëson qytetarët se gjendja është nën kontroll dhe ka edhe shtretër edhe personel për të gjithë të sëmurët dhe janë siguruar edhe teste të shpejta.
"Gati 1.000 shtretër janë në dispozicion në brendësi të vendit, në tre qendrat rajonale Manastir, Tetovë, Shtip. Në Shkup kemi punuar intensivisht në zgjerimin e klinikave të brendshme dhe kemi siguruar rreth 200 shtretër. E fundit në ORL, ku nuk ka pacientë, por ata mund të pranohen. 160 shtretër shtesë në spitalet modulare dhe 40 në spitalin në Kozle. Pacientët dërgohen në spital vetëm nëse është e nevojshme. Ende ka shtretër të lirë. Ka 1.5 milion pajisje mbrojtëse, fillojmë prokurimin e testeve të shpejta për të cilat u siguruan para me ribalancin e buxhetit. Deri më tani janë siguruar 33,000 teste të shpejta.", tha Filipçe.
Sa i përket terapisë ministri thotë se nuk ka asnjë terapi specifike askund në botë. Faripiravir është një ilaç për të cilin kryhen tridhjetë studime dhe Remedisivir shkurton kohën e kaluar në spital, jo vdekshmërinë, thotë Filipce.
MERITA GASHI
