Botë

Indi, zjarr në spitalin COVID, 5 viktima 28 të lënduar

27.11.2020 11:30

Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe 28 u lënduan në një zjarr që shpërtheu këtë mëngjes...

Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe 28 u lënduan në një zjarr që shpërtheu këtë mëngjes në një spital privat indian ku po trajtohen pacientët me Covid-19.
 
Policia thotë se zjarrfikësit arritën të ndalonin përhapjen e flakës. Zjarri u përhap në një kat të ndërtesës dhe u shua brenda 30 minutash.
 
Sipas mediave indiane, zjarri shpërtheu në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali në Indinë perëndimore, ku po trajtoheshin 33 pacientë me Covid-19.