Maqedoni
Investimet në arsim, LSDM: Më shumë fonde për investime kapitale
27.11.2020 13:07
Projekt-buxheti për vitin 2021 siguron fonde për reformimin e sistemit arsimor dhe përmirësimin e procesit mësimor në arsimin fillor dhe të mesëm...

Projekt-buxheti për vitin 2021 siguron fonde për reformimin e sistemit arsimor dhe përmirësimin e procesit mësimor në arsimin fillor dhe të mesëm, thonë nga LSDM. Buxheti i Ministrisë së Arsimit për vitin 2021 është më i lartë për 1.1 miliard denarë, shumica e këtyre fondeve drejtohen drejtpërdrejt në përmirësimin e sistemit arsimor. Investimet kapitale janë dy herë e gjysmë më shumë se në vitin 2020 thonë nga partia në pushtet.
"Lidhur me standardin e nxënësve dhe studentëve, që nga dhjetori vijon një dinamikë e re e pagesës së rregullt mujore të bursave studentore. Me 900 milion denarë të destinuara për bursa për nxënës dhe studentë, si dhe fillimin e pagesës së një vakti studentor falas, ne jemi duke përmirësuar dhe avancuar standardin e nxënësve dhe studentëve për rreth 50,000 të rinj. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj masave dhe programeve që ofrojnë kushte më të mira pune për stafin mësimdhënës, ndihmë më të madhe për studentët dhe një proces mësimor-arsimor gjithëpërfshirës.", tha Zhaklina Lazarevska, deputete e LSDM-së.
