Maqedoni

Gjykimi për 27 prillin, Zaev: Organizatori kryesor, ishte Gruevski

27.11.2020 13:32

Në dëshminë e tij për dhunën në kuvend më 27 Prill 2017, kryeministri Zoran Zaev..

Në dëshminë e tij për dhunën në kuvend më 27 Prill 2017, kryeministri Zoran Zaev, e hoqi përgjegjësinë nga të pandehurit Mile Janakieski, Spiro Ristovski dhe Trajko Veljanoski. Ata ishin thjesht të manipuluar nga organizatori kryesor Nikola Gruevski dhe nuk duhej të gjykoheshin për një akt kaq serioz, deklaroi Zaev.
 
"Unë nuk mendoj se krijuesit dhe organizatorët kryesorë janë Mile Janakievski, Spiro Ristovski, Trajko Veljanovski dhe të tjerët këtu. Mendoj se ata janë manipuluar nga Nikolla Gruevski.”, tha Zoran Zaev, dëshmitar në rastin “Dhuna në Kuvend”.
 
Deklaratat e zaevit për të pandehurit, Ruskovska: Nuk ishin fëmijë që t’i gënjenin
 
Megjithëse kryeministri nuk i cilëson si fajtorë, prokurorja Vilma Ruskovska nuk ka ndërmend të tërheqë akuzën meqë Zaev nuk paraqiti ndonjë dëshmi konkrete e as nuk ëhstë ekspert që mund të dalë me konkluzione të tilla. Ruskovska nuk mendon se duhet hapur hetim I ri pas deklaratave të kryeministrit të cilat I cilëson vetëm si mendim personal.
 
"Të akuzuarit nuk janë fëmijë që të mund të manipulophen, ata ishin funksionarë shtetërorë. Unë absolutisht nuk pajtohem  me këto pohime dhe pres që gjykata të vlerësojë provat material.", tha Vilma Ruskovska, prokurore.
 
Mbrojtja e të akuzuarve u shpreh e befasuar nga dkelarata e kruryeministrit e pas saj kërkon që të tërhiqen akuzat ndaj 3 të pandehurve. 
 
Të tre të pandrehurit, së bashku me ish-drejtorin e UBK-së Vladimir Atanasovski akuzohen për veprën penale "Rrezikim terrorist i  Rendit Kushtetues dhe sigurisë". Ish kryeministri Nikola Gruevski ishte i dyshuar në hetim, por nuk po gjykohet bashkë me të tjerët, pasi vazhdon të jetë i paarritshëm për gjykatën që prej kur  Hungaria i dha azil politik dhe refuzoi kërkesën e autoriteteve të RMV-së për ekstradimin e tij. 
 
FARIJE DAUTI BAKIU