Maqedoni
VMRO-DPMNE thirrje për protesta në 7 qytete
27.11.2020 13:56
VMRO-DPMNE sot në orën 18.00 ka ftuar sërish qytetarët në protest....

Protestat, që opozita i cilëson si protesta për mbrojtjen e interesave kombëtare nën moton “Dorëheqje për Zaevin, liri për popullin”, do të mbahen në Kumanovë, Tetovë, Veles, Kavadar, Prilep, Ohër dhe Manastir.
“Është koha që populli të bashkohet dhe t`I jepet fund marrëzive të Zaevit, i cili dëshiron t`i shes interesat kombëtare. Zaevi nuk mund të bëjë asgjë të mirë për popullin dhe duhet të largohet. Dorëheqje menjëherë” – thonë nga VMRO-DPMNE.
