Maqedoni
Protestat e VMRO-DPMNE-së, Spasovski: Tubimet ndalohen, me rëndësi shëndeti
27.11.2020 14:07
Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski i bëri thirrje opozitës, e cila njoftoi protesta në 6 qytete...

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski i bëri thirrje opozitës, e cila njoftoi protesta në 6 qytete, që të respektojë ndalimin e tubimeve publike, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve
"Apeloj që, nëse ka vendim për ndalim të tubime publike dhe protestave, atëherë ato nuk duhet të mbahen për arsye shëndetësore," tha Spasovski.
Në përgjigjien e pyetjeve të gazetarëve se si kërcënimet e disa prej liderëve të opozitës ndikojnë në sigurinë në vend, Spasovski tha se situata e sigurisë në vend është e qëndrueshme, pa ndonjë rrezik të prishjes së rendit dhe se kërcënimet nga partitë e opozitës po ndiqen por ato nuk përbëjnë problem për rendin dhe sigurinë publike.
