Maqedoni

Angazhimi i ARM-së, Spasovski: Të gjithë ndihmojmë në luftën anticovid

27.11.2020 14:22

Gjendja e krizës u shpall për t’u marrë me krizën, nuk do të ketë shtim të policëve dhe ushtarëve në rrugë...

Gjendja e krizës u shpall për t’u marrë me krizën, nuk do të ketë shtim të policëve dhe ushtarëve në rrugë, por është një mundësi për të përdorur të gjitha burimet në vend në koordinim me të gjitha organet dhe institucionet kompetente  tha ministri i brendshëm Oliver Spasovski, në pres konferencën në të cilën prezentoi buxhetin për MPB-në për vitin e ardhshëm.
 
"Angazhimet e policisë janë në një nivel më të lartë në zbatimin e kompetencave ligjore që nga fillimi i krizës në mars të këtij viti, por tani vendimi për shpalljen e gjendjes së krizës në të gjithë vendin ishte në mënyrë që të jetë në gjendje për të koordinuar më lehtë, për të parandaluar dhe për t’u marrë me gjendjen e krijuar  nga Covid-19. Situata e krizës në vetvete nuk është një situatë në të cilën qytetarët ose dikush tjetër do të shohë shumë policë ose ushtarë në rrugë  për të zbatuar masat. Ne jemi duke operuar së bashku me ushtrinë, pra tani janë vendosur anëtarë të policisë dhe ushtrisë në objektet ku kemi nevojë.", tha Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendëshme.
 
Projekt-buxheti i MPB-së për vitin 2021, Spasovski: Polici moderne me kushte dinjitoze 
 
Sa i përket buxhetit për MBP_në, ministri thotë se ai është rritur me 3.08%.  me këtë propozim buxhet synohet vazhdimi I  rindërtimit të  objekteve të Ministrisë së Brendshme dhe siogurimi I  kushteve të denja për oficerët e policisë të cilët janë gjithmonë një shërbim të qytetarëve. 
 
"Në këtë mënyrë do të sigurohen të gjitha nevojat  për rindërtimin dhe ndërtimin e objekteve, si dhe për dhe sigurimin e vazhdueshëm të uniformave për oficerët e policisë dhe pajisjeve  mbrojtëse personale. E gjithë kjo tregon komponentën zhvillimore të buxhetit, qëllimi I të cilit është  përmirësimi i funksionimit dhe zbatimin e aktiviteteve që janë kompetencë  e MPB-së, në përputhje me standardet e NATO-s dhe BE-së.", tha Spasovski.
 
Spasovski theksoi se deri më tani janë rindërtuar gjithësej 45 objekte, ndërsa në faze ndërtimi është është Qendra për rimëkëmbje gjatë karatastrofave  dhe laboratorët e rinj të forenzikës. Pritet azhurimi i softuerit ekzistues  për  identifikimin e personave nga fotot apo përmes vijave papilare të pëllëmbës. Ky sistem do të forcojë seriozisht pozicionet përpara faktorit ndërkombëtarë dhe po bëhet një projekt për dokumente të reja personale thotë Spasovski. 
 
FARIJE DAUTI BAKIU